Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është sulmuar nga persona të panjohur pasditën e kësaj të premte.

Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal.

“Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin “Ballkanika” dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”, tha Sejdini për Klan Maqedoni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume