Korniza e vetme e negociatave evropiane për Republikën e Maqedonisë nuk do të largohet, sado që Victor Orban të ofrojë shërbimet e tij, thotë eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev nga PPE me rastin e ndarjes së Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE. .

Ai përkujtoi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari, dhe një pjesë e madhe e medias maqedonase “të VMRO-së është në duart e hungarezëve dhe nuk është aspak miqësore ndaj Bullgarisë dhe nuk ka frymën e fqinjësisë së mirë”.

Me rastin e propozimit të Victor Organit që vendi i tij të jetë ndërmjetës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, Kovaçev shtoi se nuk ka nevojë për këtë.

Sipas tij, teza kryesore e autoriteteve në Maqedoni është se “rruga e Republikës së Maqedonisë për në Evropë është e bllokuar nga Sofja, bullgarët janë të këqijtë dhe ata janë fajtorë për gjithçka”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume