“As që e dinë çfarë është shteti, as nuk dinë si të mbrojnë interesat nacionale shtetërore, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Kështu kryetari i LD, Pavle Trajanov e komentoi qeverisjen LSDM-BDI. Për propozimin francez tha se zgjidhjen e sheh tek partnerët strategjik.
“Dalja nga situata e tillë është që të bisedohet, të marrim mbështetje nga SHBA-të. Ata mund të bëjnë presion te Qeveria e re në Bullgari dhe të hapin disa çështje, për të cilat, ja tre çështje që mund të ndikojnë nëse jo tjetër. Gjuha të jetë zyrtare pas pranimit, çështjet e identitetit të kenë konkluzion në Këshillin e BE-së se nuk mund të jenë bazë për bllokim dhe e treta të fillojë procesi i zbatimit të aktvendimeve të Gjykatës së Strasburgut rreth të drejtave të maqedonasve”, pohoi Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Trajanov thotë se LSDM ka dashur të ketë monopol në procesin negociues dhe shtoi se gabimi më i madh është që në atë proces nuk është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.