Me Ligjin e ri për ri-organizimin e ministrive dhe themelimin e ministrive të reja, tashmë ministria e Energjetikës, Xehetarisë dhe e Lëndëve të Para Minerale ka dalur në objektin e ri në qendër të Shkupit.

Por në vendosjen e tabelës treguese, e cila është e shkruar në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht, shihet qartë në tabelë në gjuhën shqipe kanë gabuar, në vend që të jetë Ministria e Energjetikës, Xehetarisë dhe Lëndëve të para Minerale e kanë shkruajtur Ministria e Enegjetiksë, Xehatarisë dhe Lëndëve të para Minerale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume