Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus të TV 21 është shprehur lidhur me luftën kundër bixhozit si një ndër prioritetet e koalicionit VLEN gjatë kësaj qeverisjeje.

“I kemi mbet konsekuent asaj që kemi premtu gjatë fushatës parazgjedhore. Maqedonia u shndërrua në Las Vegas. Diaspora në kohën e BDI-së na pyeste a hapet diçka tjetër përveç kazinove në vendbanimet shqiptare. Ndërsa prioriteti i jonë mbetet lufta kundër bixhozit”, ka thënë Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume