Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar “dhjetëra” raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke kërcënuar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.

Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten – dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.

Irani tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar “baza të rëndësishme” dhe do të njoftonte detajet më vonë, ka raportuar BBC.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume