Prokuroria ka hapur hetim kundër liderit të Partisë për Emancipim e Romëve, Samka Ibraimovski, i cili në qershor të këtij viti u paraqit në polici se ka kërcënuar me jetë gjykatësen kushtetuese Ana Pavllovska Daneva, pasi nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e Gjykatës për Ligjin për Vjetërsimin e Borxheve.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari ka publikuar postim në rrjetet sociale me të cilin është kërcënuar se do të kryejë vepër penale, duke e përmendur drejtpërdrejtë gjykatësen kushtetuese. Me këtë, sipas Prokurorisë, ka shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rrezikimit dhe frikës te Pavllovska-Daneva. Njëkohësisht, Prokuroria propozon që Ibraimoskit t’i shqiptohet – dënim me burg me kusht prej 3 muajsh, i cili nuk do të ekzekutohet në rast se në afat prej 3 muajsh nuk kryen vepër tjetër penale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume