Sot duhet të nisë seanca e 16-të e Kuvendit, me disa vendime dhe ligje në rend dite. Në rendin e ditës të propozuar janë vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit

Me vendimin për harmonizimin e përbërjes së KSHZ-së, propozohet që kryetar të jetë Boris Kondarko, anëtar aktual, i cili vjen me sugjerim të LSDM-së dhe nënkryetari Abdush Demiri, i cili erdhi në KSHZ me propozimin e Lëvizjes Besa.

Për anëtarë janë propozuar kryetari aktual Aleksandar Dashtevski (VMRO), nënkryetarja Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM).

Kuvendi sot duhet të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të KSHZ-së. Boban Stojanovski (VMRO), i cili ishte anëtar i KSHZ-së, u bë zv. sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska (LSDM) po pensionohet. Shpallja zgjat tetë ditë nga botimi në Gazetën Zyrtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume