Abdush Demiri do të jetë nënkryetar i ri i Komisionit Shtëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Kuvendi sot e zgjodhi atë me shumicë votash prej 74 votash në pozitën e nënkryetarit.

Përbërja e re KSHZ ndryshoi pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa Demiri ishte anëtar i KSHZ si përfaqësues i koalicionit VLEN.

Demiri në të kaluarën ka ushtruar detyrën edhe të drejtorit të Agjencisë për punësim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume