Shkruan Liridon Disha

Spitali i Tetovës është shumë më shumë se dy ashensorë. Sa për ilustrim, për disa muaj nën udhëheqjen tonë të fundit janë bërë këto investime në Spitalin e Tetovës:
● Renovim i tërësishëm i ambulantave Internistike,
● Renovim i ambulantave Kirurgjike,
● Hapja e Qendrës Urgjente,
● Hapja e repartit ditor për Onkologji dhe Radioterapi,
● Hapja e kabinetit për gastroskopi dhe kolonoskopi si dhe furnizim me 2 gastroskop, 2 kolonoskopë, 1 njësi elektorkirugjike për bashkimin e enëve të gjakut dhe instrumente,
● Hapja e kabinetit për bronhoskopi dhe paisja me bronhoskop,
● Dislokimi i hapsirave për kiretazh, vënja në funksion e sallës operative akusherike,
● Ndryshimi i statutit si dhe rregullores së sistematizimit me çka mundësohet hapja e reparteve të reja si p.sh: Kirurgjia Torakale; Kirurgjia Maksilofaciale si dhe funksionalizimi i disa reparteve të Sëmundjeve Internistike (Kardiologjia Intervente, Gastroenterohepatologjia),
● Vënia në funksion të dy Rentgen aparaturave në Qendrën Urgjente,
● Angiograf i ri për Kardiologjinë Intervente,
● Angazhimi i sinqert motivoi shumë donatorë të Qytetit të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve në disa reparte si: renovimi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Neonatologjisë dhe gjithashtu renovim i tërsishëm i katit të parë në bllokun internistik dhe një pjesë e ambulantave internistike,
● Donacion i aparaturave të ndryshme si: Aparat për anestezion; 2 aspiratora kirurgjik, 2 EKG aparat,
● Bashkëpunimi me Drejtorët e Klinikave Universitare rezultuan si në mbështetje të kuadrit profesional ashtu edhe në aparaturë,
● Për përdorim të përhershëm Klinika Universitare TOARKIQE Shkup me vendim të Qeverisë dhuron 2 Videolaringoskopa me vlerë 3.4milon denarë,
● Me angazhimin e Institutit për Transfuziologji filloi renovimi i tërësishëm i hapsirave të Rentgenit të vjetër, me çka Transfuziologjia do të disperzohet në hapësira të reja,
● Rregulluam infrastrukturen përmbrenda kampusit të Spitalit Klinikë të Tetovës, asfaltim i sipërfaqes nga Stomatologjia deri te blloku kirurgjik, paisje me aparaturë të re për sistemin e parkingut,
● Rritje permanente e buxhetit të Spitalit Klinik falë bashkëpunimit me FSSH ku viti 2024 arriti buxhet 1 miliard denarë (950 milion denar buxhet fillestarë, 47 milion denarë mjete te destinuara),
● Vetëm për një vit nga ana e FSSH janë siguruar 1.4 milionë euro mjete të destinuara për renovime, aparatura të ndryshme mjekësore, materiale të ndryshme harxhuese.
E kur i gjen të gjitha këto gati, e ke kollaj të vendosësh dy ashensorë të cilët i gjetën me procedura të gatshme nga udhëheqësia e kaluar!
A INI MAJR PATLIOTA?