Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden iu ka thënë gazetarëve se ai nuk i mbështet sulmet në qendrat bërthamore të Iranit, si pasojë e sulmeve raketore të natës së kaluar ndaj Izraelit.

Presidenti amerikan thotë gjithashtu se ai do të “diskutojë me izraelitët se çfarë do të bëjnë”, duke shtuar se të gjithë aleatët e G7 bien dakord se çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale.

Biden e bëri të qartë gjithashtu se do të kishte më shumë sanksione të vendosura ndaj Iranit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume