Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite njoftoi se shuarja e zjarrit në tërësi në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi dhe se në ndihmë duhet të arrijë një automjet special zjarrfikës i Armatës.

“Shuarja e zjarrit në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet, ku ruhej sasi e madhe e materialeve djegëse. Po ashtu, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkupit, do të arrijë edhe një automjet special zjarrfikës i Armatës”, qëndron në informacionin e QMK-së.

Gjithsej 43 persona janë shtruar në spital pas zjarrit në një ndërtesë që ka shpërthyer herët në mëngjes.
Në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 31 pacientë, pesë prej të cilëve janë mbajtur për trajtim spitalor, ndërsa në Klinikën e Fëmijëve janë pranuar 12 fëmijë, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

Nga MPB-ja informojnë se në ora 01:55 në SPB Shkup është raportuar se në bodrumin e një objekti në rrugën “Serava” ka shpërthyer zjarr, ndërsa nga QMK-ja kanë njoftuar se në shuarje kanë marrë pjesë 20 zjarrfikës me shtatë automjete.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume