Kryetari aktual i Zhelinës, Blerim Sejdiu ka treguar nëse do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 2025. Ai tha se është i gatshëm nëse edhe qytetarët janë gati që të realizohen më shumë projekte.

“Nëse qytetarët janë gati, jam edhe unë gati. Kemi shumë projekte të parealizuara por që i kemi gati dhe që duhet t’i realizojmë, varen a duan qytetarët. Nëse qytetarët vlerësojnë se duhet të realizojmë projekte ende dhe më shumë unë do të jem i gatshëm”, tha Blerim Sejdiu./Tv21/