“Kemi punë më të mençur se deklaratat e Ali Ahmetit”, tha Mexhiti pas inspektimit të punimeve te kanali i Haraçinës

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, nuk ka komentuar deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se Fronti Europian nuk është i interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë.
Mexhiti, i cili pas inspektimit të kanalit të Haraçinës sot, doli para medieve, u pyet për deklaratën e Ahmetit, por refuzoi të përgjigjet, duket thënë se ka punë më të mençuara.
“Sot jemi këtu për projekte ekologjike. Kemi punë më të mençura”, u shpreh shkurt Mexhiti.