Miliona banorë të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me stuhi të forta të shkaktuara nga uragani Milton.

Autoritetet konfirmuan se ka viktima. Siç raportojnë mediat e huaja, deri me tani janë konfirmuar 4 të vdekur.

Stuhia dëmtoi qindra objekte dhe shtëpi banimi.

Disa zona u përballën me erëra të shpejta deri në 200 kilometra në orë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume