Të paktën 1300 automjete u shkrumbuan nga flakët në parkingun e aeroportit të Lutonit në Angli një ditë më parë.

Daily Mail ka publikuar momentet e parë kur ka nisur zjarri në një makinë “Range Rover”, i cili është përhapur më pas me shpejtësi edhe te makinat e tjera, duke mos i dhënë asnjë mundësi ekipeve zjarrfikëse për të ndërhyrë.

Ekspertët kanë thënë se në atë parking mungonte sistemi kundër zjarrit, i cili në këtë rast do të kishte shmangur katastrofën.

Autoritetet britanike kanë nisur tashmë një hetim në lidhje me këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume