Kanë kaluar pak më shumë se tre vjet që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona pas 20 vitesh për t’iu bashkuar PSG-së si agjent i lirë.

Legjenda argjentinase i përlotur i tha lamtumirë klubit të jetës së tij dhe transferimi te gjiganti francez u kushtëzua nga situata e vështirë financiare në Barcelonë, e cila iu desh të reduktonte shpenzimet e tepërta mes pandemisë.

Mundo Deportivo raporton historinë se si Barcelona ende po e paguan Messin (rreth 12 milionë euro) i cili tani luan për Inter Miami. Është pjesë e një marrëveshjeje për riprogramimin e borxhit që bëri që lojtarët më të shtrenjtë të Barcelonës të heqin dorë nga disa pretendime në favor të klubit, por klubi u zotua t’u paguajë atyre një pjesë të borxhit në një datë të mëvonshme. E njëjta situatë, shkruan Mundo Deportivo, është edhe me Jordi Alba dhe Sergio Busquets, të cilët janë sërish bashkëlojtarë të Messit.

Ky do të jetë gjithashtu sezoni i fundit në të cilin klubi është i detyruar të paguajë borxhet ndaj ish-kapitenëve të tij, gjë që do të jetë një lehtësim i konsiderueshëm për buxhetin e Barcelonës. Kujtojmë se në sezonin 2020/21 Barcelona kishte një humbje prej 516 milionë eurosh në një moment.