Shqipëria ka fituar ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi me rezultatin 0-1, në ndeshjen e sotme në Nations League.

Golin e vetëm në këtë fitore të madhe e realizoi Kristjan Asllani pas 48 minutave lojë.

Kristjan Asllani u shpreh shumë i lumtur me tre pikët, teksa potencoi se për këtë kishin udhëtuar në Gjeorgji.

“Sot erdhëm për tre pikë – donim ato pikë dhe ia dolëm”, tha fillimisht Asllani për “SuperSport”.

“Rëndësi ka të realizojë gola, dua të jem më aktiv në sulm me gola e asistime, duke ndihmuar shokët e skuadrës”, vazhdoi ai.

“Sot po të kishim humbur do ishte tejet e vështirë. Fituam, duhet të jemi të lumtur. Shpresojmë që në nëntor të kemi rezultate pozitive”, përfundoi ai.