Në disa media u raportua se gjatë kësaj jave mund të ketë një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë – Serbi, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë nga gazetarët u pyet sot zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Stano tha se “s’ka asgjë konkrete në lidhje me një takim të tillë”, njofton Klankosova.tv

“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai gjatë një konference me gazetarë, njofton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume