Sot do të hapet tenda “Jeto në errësirën time”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Tenda do të hapet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 12:00 deri në 18:00, sot, nesër dhe pasnesër, raporton Klankosova.tv.

“Ky organizim ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi verbërinë dhe përdorimin e shkopit të bardhë, duke ju mundësuar pjesëmarrësve të përjetojnë disa çaste nga jeta e një personi të verbër përmes orientimit në errësirë totale”, shkruan në njoftimin e organizatës joqeveritare “You can do”, e cila është organizatore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume