Real Madridi është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë për sezonin e ri, pasi Dani Carvajal në vitin e ardhshëm do të jetë 33-vjeçar.

Edhe lëndimi i mbrojtësit spanjoll ka alarmuar Realin, pasi shumë media në Spanjë kanë raportuar se Carvajal pas këtij lëndimi vështirë se do të rikthehet në formën që kishte.

Trent Alexander-Arnold është objektivi kryesor i Realit, që dëshiron anglezin si transferim të lirë verën e ardhshme nga Liverpooli.

Megjithatë Los Blancos nuk po rrinë duarkryq dhe po mendojnë edhe një plan B nëse nuk arrihet marrëveshja me anësorin anglez.

Kampioni aktual i Evropës synon transferimin e Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen qysh në janar, nëse Alexander-Arnold vendos të vazhdoj kontratën me Liverpoolin ose zgjedh ndonjë skuadër tjetër.

Për të arritur te anësori holandez, Los Blancos duhet të paguajnë 50 milionë euro te Bayer Leverkuseni.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com