Vedat Muriqi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi.

Sulmuesi kosovar ka gjetur golin në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga, në sfidën Mallorca – Rayo Vallecano.

Ishte minuta e 75-të e ndeshjes, kur Muriqi u shkëput mirë në zonë dhe me kokë shënoi një gol shumë të bukur me kokë për epërsinë e Mallorcas 1-0.

Për Muriqin ky ishte goli i dytë këtë edicion në La Liga, teksa ka edhe një asistim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume