Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker e cilëson procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderoi Kosovën që zhbllokoi marrëveshjen e CEFTA-s.

Sa i përket dialogut, Hacker vlerësoi në një intervistë për A2 CNN, se duhet një qasje e re dhe se Lajçak nuk ka qenë i drejtë. Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë, transmeton Klankosova.tv.

Duke kritikuar ato që i sheh si veprime jo demokratike e të dëmshme të Serbisë, deputeti gjerman thotë se për të hyrë në BE, vendi duhet ta njohë Kosovën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume