Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë.

Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e saj është përmbyllur me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton Klankosova.tv.

“Mbrëmë, përmbyllëm vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt Neë York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale”, ka shkruar Osmani, raporton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume