Leverkuseni ndalet nga Brest

Bayer Leverkusen nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Brest, në kuadër të javës së tretë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Pa Xhakën si startues, Bayer Leverkusen arriti të kalonte në epërsi në minutën e 24-të nëpërmjet Ëirtz.

Megjithatë, në minutën e 39-të Lees-Melou barazoi shifrat.

Inkuadrimi i Xhakës, Frimpong dhe Adli në pjesën e dytë nuk arriti të bënte diferencën dhe kampioni gjerman u desh të kënaqej me një pikë.

Nga tri ndeshje, të dyja skuadrat kanë nga shtatë pikë të grumbulluara.