Futbollistet e Shqipërisë janë mposhtur thellë nga Norvegjia në “Loro Boriçi” të Shkodrës në ndeshjen e parë të plejofit për “Euro 2025” që organizohet në Zvicër.
Shqipëria humbi 5:0 dhe do ta ketë shumë të vështirë avancimin tutje.
Frida Leonhardsen-Maanum dhe Guro Bergsvand me dy gola në pjesën e parë krijuan epërsi të lartë për Norvegjinë. Në pjesën e dytë shënoi edhe Ada Hegerberg, ndërsa autogoli i Kristina Hoxhajt e vendosi rezultatin përfundimtar.
Ndeshja kthyese luhet në Oslo të hënën nga ora 19:00.