Kryeministri Hristija Mickoski, së bashku me zv.kryeministrin Izet Mexhiti dhe ministrin e Transportit, Nikollovski ishin në mbikëqyrje të punimeve në Korridorin 8, në rajonin e Gostivarit.

Në ngjarje e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler. Kryeministri tha se pas 2 vjet ngecjesh, po fillon të shihet puna në terren. Ndërkohë Mexhiti theksoi se me sot mbyllet tema e Korridorit 8, si temë politike, ndërkaq ky është prioritet mbi prioritetet për zhvillimin e vendit.

“Shofim punimet e para që kanë dalur në sipërfaqe dhe mendoj që me sot mbyllet tema e Korridorit 8, si temë politike. Korridori 8 është prioritet mbi prioritete, për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik dhe nuk kam aspak dilemë që me “Bechtel & Enka” ne do të jemi dëshmitarë në javët që vijnë, në muajt që vijnë, në realizime të reja drejt realizimit të projektit”, tha Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume