Një këmbësor ka humbur jetën në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë, pasi është goditur nga një veturë e drejtuar nga një shtetas i Serbisë, njofton policia e Kumanovës.

“Sot në ora 17:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident trafiku. Një automjet Pasat me targa të Serbisë i drejtuar nga V.B (47) nga Serbia ka goditur këmbësorin B.D. (64) nga fshati Oblavcë. Këmbësori ka ndërruar jetë në vend”, kanë thënë nga policia e Kumanovës./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume