Nga komuna e Tetovës janë deklaruar pas aksionit të sotëm kundër mbledhjes së parave nga shitësit e produkteve bujqësore nga ana e Myftinisë së Tetovës. Nga komuna thonë se vetëm institucionet e autorizuara ligjërisht do të kenë kompetencë mbi taksat dhe tarifat, ndërsa inkurajojnë qytetarët që të paraqesin rastet ku nga ata kërkohen para. Sigurojnë që shitësit do të vazhdojnë aktivitetin.

“Myftinia e Tetovës, me në krye Qani Nesimin, nuk ka kompetenca për të mbledhur para nga këto shitës. Çdo pagesë apo veprim ligjor duhet të kryhet nga një subjekt i autorizuar, i fiskalizuar dhe i njohur ligjërisht. Ky standard synon të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë drejtësi në tregun tonë”, thonë mes tjerash nga komuna e Tetovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume