Digjet deponia e vjetër ndërmjet lagjeve Prebe dhe Merite të Shtipit ose vendi i njohur te “Kryqi”.

Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJTZ), Bllagoj Renxhov për MIA-n thotë se për momentin zjarrin në deponi e shuajnë pesë zjarrfikës me dy automjete të zjarrfikësve. Ata raportimin e kanë marrë në orën 15.30 dhe menjëherë janë nisur për ta shuar zjarrin.

Në këtë deponi është lejuar të deponohen vetëm mbetje të ndërtimtarisë, por qytetarë të pandërgjegjshëm në kërkim pas hekurit të vjetër dhe llojit tjetër të mbeturinave e djegin. Tymi i zi i cili vjen nga kjo deponi shihet edhe nga qendra e qytetit të Shtipit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume