Ndeshja kryesore e xhiros së nëntë të kampionatit arab ndërmjet Al-Nassrit dhe Al-Hilalit ka përfunduar baras 1:1. Ndeshja u zhvillua të premten në mbrëmje.

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo e kompletoi ndeshjen tek Al-Nassri, por nuk arriti që të shënojë gol ndaj Al-Hilalit.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Anderson Talisca në minutën e parë.

Sergej Milinkoviq-Saviq në minutën e 77-të i barazoi shifrat për mysafirët.

Al-Hilali mbetet lider në tabelë me 25 pikë. Al-Nassri ka gjashtë pikë më pak dhe renditet në pozitën e tretë.