Tragjedi në Shtip, një person është dorzuar në polici dhe ka pranuar që ka vrarë të dashurën e tij. Policët kanë verifikuar rastin dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të së ndjerë.

“Sonte rreth orës 20.15 në SP Shtip ka ardhur F.Z. (25) nga Shtipi dhe ka denoncuar se ka vrarë partneren e tij E.P. nga Shtipi dhe ka treguar se kufoma ndodhet në një objekt në Shtip. Trupi i pajetë është gjetur nga zyrtarët policorë. Në prani të prokurorit publik, po bëhet kontrollimi i vendit të ngjarjes”, njoftojnë MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume