Absolutisht jemi kundër çfarëdo lloj diskriminimi në arsim, tha ministrja Vesna Janevska në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me ndryshimin e dispozitës për antidiskriminim në ndryshimet dhe plotësimet е Ligjiт për Arsimin Fillor.

„Nuk e di pse duhet të rëndojmë ligjin dhe të numërojmë të gjitha llojet e diskriminimit që ekzistojnë. Fjala “dhe të tjera” në fund të fjalisë përfshin të gjitha llojet e mundshme, ekzistuese të diskriminimit,” theksoi Janevska.

Me ndryshimet e ligjit zgjidhet edhe problemi shumëvjeçar i shkollimit të fëmijëve dhe të rriturve në institucionet edukative-korrektuese dhe u mundësohet mësimi i rregullt për marrjen e arsimit fillor. Gjithashtu, kalohet ndarja fizike e nxënësve rom gjatë regjistrimit në shkollë.

Ndryshimet parashikojnë edhe rritjen e mjeteve që shkollat do t’i marrin për realizimin e aktiviteteve për avancimin e multikulturalizmit/interkulturalizmit dhe integrimit ndëretnik, nga 30.000 denarë të deritanishëm në dy paga mesatare neto të paguara për punëtor në vitin paraprak.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume