Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologen e saj nga Moldavia, Maia Sandu për postin e ri.

Ajo ka postuar një fotografi krah në “X”, ku shkruan se fitorja e saj është e merituar dhe një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav.

“E dashura, Maia Sandu. Fitorja juaj dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë. Shumë suksese”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume