Pas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kryeministri Albin Kurti, e ka uruar Maia Sandun për postin e ri si presidente e Moldavisë.

Në një postim në “X”, kryeministri thote se Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së.

“Urime Maia Sandu, në fitoren tuaj elektorale. Kosova mirëpret vendimin e popullit moldav për të zgjedhur rrugën drejt BE-së. Ne e admirojmë forcën e popullit moldav dhe udhëheqjen tuaj në përballjen me sfidat e këtyre zgjedhjeve. Mezi pres të punojmë bashkë drejt qëllimit tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE”, ka shkruar kryeministri Kurti, raporton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume