Reperi nga Shqipëria, Noizy po vazhdon të ballafaqohet me organet e ligjit në Kosovë, pas sherrit të bujshëm në Pejë.

Prive nga burime 100% të sigurta, merr vesh se sot ai do të vetë-dorëzohet në stacionin e Policisë në Pejë.

Akoma nuk dihet koha specifike e vetë-dorëzimit, megjithatë Prive ka kontaktuar edhe me burime nga policia, të cilët konfirmuan se janë në pritje të arritjes së reperit në polici.

Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax iu caktua masë arresti me burg.

Më pas më 16 gusht, Gjykata e Durrësit e liroi Noizyn nga paraburgimi, pasi ofroi një garancë pasurore në vlerë prej 50.000 eurosh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume