Bekim Emini sot edhe zyrtarisht mori detyrën e Avokatit të Shtetit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se nga sot, zyrtarisht, pranova detyrën e Avokatit të Shtetit. Ky pozicion përfaqëson një përgjegjësi të madhe, të cilën e pranoj me përkushtim dhe angazhim të plotë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shtetit dhe qytetarëve. Do të punoj me ndershmëri dhe profesionalizëm, duke u përpjekur të sjell një ndikim pozitiv në sistemin e drejtësisë dhe të promovoj transparencën dhe llogaridhënien në çdo proces”, ka shkruar Emini në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume