Një rast i rëndë i dhunës ka ndodhur në një familje në Dortmund, Gjermani, një burrë 33-vjeçar, që më parë ka qenë i martuar me viktimën, dyshohet se e ka goditur me thikë gruan e tij të ndarë përpara syve të fëmijëve të tyre të vegjël, të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje në një ndërtesë në qendër të qytetit të Dortmundit. Pas sulmit, gruaja, e cila ishte tre vite më e re se bashkëshorti i saj, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë më vonë në spital, shkruan RTL Gjerman.

Fëmijët e vegjël, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme, vrapuan tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. Ndërkohë, i dyshuari u largua nga vendngjarja me makinë. Kur mbërritën ekipet e shpëtimit, gruaja ishte pa ndjenja dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital. Fëmijët u dorëzuan në kujdesin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve, me planin që të transferoheshin te të afërmit e tyre gjatë ditës.

Sipas Prokurorisë, gruaja jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj, me origjinë nga Maqedonia, dhe kishte lëvizur në banesën e re së bashku me fëmijët vetëm disa ditë më parë. Thuhet gjithashtu se burri kishte shfaqur sjellje të dhunshme ndaj saj edhe më parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume