Emocionet e Championsit vijojnë sot me gjysmën e ndeshjeve të mbetura të raundit të katërt. Nuk ka shumë përplasje pretendentësh, megjithatë nuk mungojnë sfidat interesante, pasi zbresin në fushë emra të mëdhenj.

Projektorët do të jenë të përqendruar pa dyshim tel dueli i “San Siros”, Inter – Arsenal, që përfaqëson ndeshjen më të zjarrtë të mbrëmjes.

LEXO EDHE:
Alonso: S’e shijova pritjen e Anfield nga humbja e thellë, por s’është fundi i botës
Bayerni i Mynihut, pas disfatës me Barcelonën, do të kërkojë të rivendosë autoritetin e tij në kompeticion me një fitore kundër Benficas, në “Allianz Arena”.

Barcelona, nga ana tjetër, nuk pritet të hasë shumë vështirësi përballë Crvena Zvezdas në Beograd.

Nuk do të mungojnë lojtarët shqiptarë në kompeticionin më të rëndësshëm për klube: Sparta e Pragës që ka katër përfaqësues shqiptarë, Krasniqin, Laçin, Tucin si dhe Albion Rrahmanin, luan përballë Brestit.

Ndeshjet e sotme:

Club Brugge KV – Aston Villa (18:45)

Shakhtar Donetsk – Young Boys

Bayern Munich – Benfica (21:00)

Crvena Zvezda – Barcelona

Feyenoord – Salzburg

Inter – Arsenal

PSG – Atl. Madrid

Sparta Prague – Brest

Stuttgart – Atalanta