Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën presidenciale për president të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë thotë se mezi pret të punojë me Trumpin për përparim dhe paqe.

“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. ShBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar kryeministri, njofton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume