Departamenti i Drejtësisë dhe këshilltari special i SHBA-së, Jack Smith janë në diskutime rreth mbylljes së ndjekjeve penale federale kundër Donald Trump, raporton The Guardian.

Smith aktualisht është duke udhëhequr çështje të shumta kundër Trump, i cili do të bëhet presidenti i parë që do të marrë detyrën ndërsa disa çështje kundër tij janë në pritje.

Sipas The Guardian prokurorët e posaçëm do të mbyllin çështjet e tyre penale kundër Donald Trump përpara se ai të marrë detyrën.

Këto përfshijnë një rast mbi keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara dhe një për përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden.

Departamenti i drejtësisë po shqyrton ende se si të mbyllen çështjet, të cilat janë në faza të ndryshme dhe janë të komplikuara. Në veçanti, departamenti nuk dëshiron që çështja e dokumenteve të klasifikuara, e cila u pushua dhe aktualisht është në ankim, të kalojë e pakundërshtuar.

Trump ka thënë disa herë se planifikon të shkarkojë Smithin dhe t’i japë fund çështjeve federale kundër tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume