Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë publike sit listën e lojtarëvetë ftuar nga trajneri Murat Yakin për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës.

Ka katër fytyra të reja në listë për shkak të dëmtimeve të shumta: Pascal Loretz i Lucernit, Miro Muheim i Hamburgut, Aurèle Amenda i Eintracht Frankfurtit dhe Albian Hajdari i Luganos. Mungojnë Michel Aebischer, Becir Omeragic, Nico Elvedi (i pezulluar), Ulisses Garcia dhe Ruben Vargas.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Shënoi kundër Malmo, Ernest Muçi e bën të shpërthejë në lot tifozen e Beshiktashit
Janë në total katër lojtarë me origjinë shqiptare të futar për grumbullimin e radhës: përveç debutuesit Hajdari, janë thirrur Granit Xhaka, Adon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Më poshtë është lista e plotë:

Portierë: Kobel, Loretz, Mvogo

Mbrojtës: Akanji, Amenda, Comert, Hajdari, Mbabu, Muheim, Rodriguez,

Mesfushorë: Zakaria, Xhaka, Jashari, Fernandes, Freuler, Sierro, Sohm, Monteiro, Ugrinic, Kutesa, Rieder,

Sulmues: Amdouni, Embolo, Ndoye, Okafor, Zeqiri