Tifozët izraelitë janë sulmuar në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes Ajax – Maccabi Tel Aviv.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, dhjetë të plagosur dhe tre të zhdukur është numri i deritanishëm i sulmit brutal që tifozët e Maccabi Tel Aviv pësuan në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajax.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme izraelite u bëri thirrje izraelitëve në Amsterdam që të qëndrojnë në hotelet e tyre.

“Shmangni udhëtimet në rrugë dhe mbylluni në hotelet tuaja. Shfaqja e simboleve izraelite dhe hebraike duhet të shmanget”, ishte direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Raportet nga Izraeli dhe Holanda thonë se ambasada izraelite në Amsterdam po ndihmon për t’i zhvendosur izraelitët të sigurt.

Qeveria e Netanyahut ka dërguar dy avionë për t’i riatdhesuar ata.

Siç njoftoi ushtria izraelite , ajo po dërgon dy avionë në Holandë në një mision “shpëtimi”, me mjekë dhe ekuipazhe shpëtimi në bord, në “koordinim me qeverinë holandeze”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume