I pyetur se pse kreu i partisë, Bilall Kasami nuk ishte prezent në mbledhjen e fundit të Lëvizjes Besa, Fatmir Limani nga kjo parti tha se ishte mbledhje e një Komisioni që udhëhiqet nga Adnan Azizi, që po punon për riorganizimin e organeve partiake, përcjell TV21. Limani thotë se nuk ka asnjë shkak politik mos-prezenca e kryetarit të partisë, Bilall Kasami.

“Janë komisione të cilat janë krijuar për çështjen e organizimit dhe riorganizimit të partisë dhe në atë Komision dhe në atë komision është i zgjedhur si kryetar i Komisionit, Adnan Azizi, i cili njëkohësisht është edhe sekretar organizativ dhe ne si anëtarë të tjerë, nuk ka të bëjë me asgjë, nuk ka asgjë politike në këtë situatë. Subjekti i Lëvizjes Besa është i kompletuar. Rifillojmë organizimin, riorganizimin dhe themelimin e nëndegëve në të gjitha nivelet, në të gjitha zonat, edhe atje ku shqiptarët janë pakicë. G: Keni mbështetje prej kryetarit Kasami? Nga këto pyetje…sido që të jetë, ai është lider i Lëvizjes Besa, respektohet hierarkia në strukturën e Lëvizjes Besa dhe në të njëjtën kohë meriton lavde për të gjithë unifikimin e faktorit opozitar të dikurshëm, i kompletuar, i përbashkuar në atë që quhet VLEN dhe tani më pjesë përbërëse në qeveri”, deklaroi mes tjerash Limani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume