Mesfushori i Shqipërisë, Feta Fetai, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Hera e parë është më e veçantë, por edhe kësaj here shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë dhe me shumë ngrohtësi. Ëndrra e çdo fëmije është të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe që të luajë shumë ndeshje në Europian ose Botëror.

E preferoj shumë si lojtar Modriçin, por në Shqipëri preferoj shumë Asllanin dhe Bajramin. Do doja të asistoja dhe shënoja si Modriç ndaj Çekisë, por më shumë rëndësi ka fitorja”, deklaroi Feta Fetai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume