Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur.

Ajeti tha se gabimi i përfshirjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në platformat e “Volksbanken Raiffeisenbanken” nuk do të ekzistojë më, falë reagimit masiv dhe angazhimit diplomatik, transmeton Klankosova.tv.

“Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të “Volksbanken Raiffeisenbanken”, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi”, tha Ajeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume