I riu që u gjet i vdekur në Prishtinë, është nipi i ish-deputetit Adem Grabovci.
Këtë e ka bërë të ditur vet Grabovci përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se varrimi i nipit të tij bëhet nesër në ora 14:00, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut, përcjell Klankosova.tv.
“Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”.
“Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim lamtumirën e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka shkruar Grabovci.