Gianluigi Buffon është një nga ikonat e futbollit italian dhe atij europian.

Ai nga shumëkush cilësohet si portieri më i mirë i të gjitha kohërave.

Pos titujve të Serie A, ai ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

Buffon ishte mes shtyllave për shumë vite me radhë, teksa u pensionua nga futbolli aktiv në moshën 45-vjeçare.

Duke qenë pjesë e nivele të larta të futbollit për shumë vite, ai edhe është përballur me emra të mëdhenj të këtij sporti.

Duke nisur nga Zinedine Zidane, Ronaldo Fenomeni, Messi e Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, për të, më i miri i këtyre gjeneratave të futbollistëve qe braziliani, Neymar JR.

“Kam luajtur kundër tri gjeneratash në futboll, mirëpo nëse më duhet të zgjedh një lojtar, atëherë ai është Neymar JR. Sipas mendimit tim, ai ka merituar t’i fitojë 5 ‘Topa të Artë’”, ka thënë Buffon.

Neymar momentalisht luan tek Al-Hilal në Arabinë Saudite, derisa në karrierën e tij ka djersitur fanellat e Santos, Barcelonës dhe PSG-së.