Është bërë tërheqja e shortit të UEFA Ligës së Kombeve për eliminime dhe play-off.

Kosova, si e pozicionuar e dyta e Grupit 2 të Ligës C, është përcaktuar të luajë kundër Islandës në ndeshjen që mund ta çojë në Ligën B, në rast të fitores.

Islanda zuri vendin e tretë në grupin e saj përkatës të Ligës B.

Shorti i sotëm:

Liga A (faza e eliminimit)

Holanda – SpanjaKroacia – FrancaDanimarka – PortugaliaItalia – Gjermania
Liga A/B (play-off)

Turqia – HungariUkraina – BelgjikaAustria – SerbiaGreqia – Skocia
Liga B/C (play-off)

Kosova – IslandaBullgaria – IrlandaArmenia – GjeorgjiaSllovakia – Sllovenia
Liga C/D (play-off)

Gjibraltari – LetoniaMalta – Luksemburgu
Kur luhen ndeshjet e eliminimit dhe play-off-ët e rënies/ngritjes së UEFA Ligës s Kombeve?

Ndeshjet e play-offit për Ligën B/C dhe Ligën A/B, si dhe çerekfinalet e fazës eliminatore, janë planifikuar të zhvillohen në mars 2025. Ndeshjet e para janë caktuar për të enjten, më 20 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit të dielën, më 23 mars.

Playoff-et e Ligës C/D janë planifikuar për të enjten, 26 mars dhe të martën, 31 mars.

Gjysmëfinalet e eliminimit do të zhvillohen më pas në pushimin e mëpasshëm ndërkombëtar në qershor 2025, me ato lojëra të planifikuara për 4-5 qershor. Finalja është të dielën më 8 qershor.