Eksperti i Sigurisë Avni Islami, vlerëson se deklarata e mbrëmshme e presidentit serb Aleksander Vuçiq, është ndër deklaratat me serioze të tij.

“Një ndër deklaratat më serioze të tij, sipas mendimit tim është ajo e mbrëmshme e Vuçiqit, i cili pretendon edhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes se kinse Policia e Kosovës e ka shkelur vijën administrative të kufirit”, u shpreh ai.

Islami tutje në “Kosova Today”, tha se i pari i shtetit serb, dëshiron që ta legjitimojë ndërhyrjen e xhandarmerisë së shtetit të tij brenda territorit të Kosovës.

“Vuçiq, ka përçuar një mesazh jashtëzakonisht serioz dhe të rrëzikshëm, mbrëmë në intervistën e tij. Ai dëshiron që ta legjitimojë ndërhyrjen ushtarake të xhandarmerisë policore brenda territorit të Kosovës”.

Presidenti serb ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka urdhëruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës të hyjnë në territorin e Serbisë qendrore për të “futur NATO-n në konflikt me Serbinë”.

Këto pretendime të Vuçiqit vijnë pas Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi paraprakisht se pjesëtarë të “armatosur rëndë” të Policisë së Kosovës “kapërcejnë në mënyrë të paautorizuar” kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës afër fshatit Cirkoviq afër Leposaviqit